Skadojnë përjashtimet nga sanksionet e SHBA për naftën ruse
Në SHBA ekzistojnë prej vitesh sanksione që godasin sektorin rus të naftës. Por me rregullin përjashtues, SHBA-ja synonte të qetësonte tregjet globale të energjisë, pas luftës në Iran. Për këtë arsye, që nga mesi i marsit u vendos për disa javë një masë e tillë, e cila më pas u zgjat edhe një herë. Shumë vende e kritikuan zbutjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Kritikët theksonin se në këtë mënyrë Rusia forcohej financiarisht.
Masa joefektive për SHBA-në
Edhe nga radhët e Demokratëve në opozitë së fundmi erdhi kërkesa që përjashtimi të mos zgjatet: “Ministria e Financave duhet më në fund ta përfundojë këtë politikë të keqmenduar, që po e ndihmon Rusinë të përfitojë edhe më shumë nga lufta e pamend e presidentit Trump në Iran”, deklaruan senatoret demokrate Jeanne Shaheen dhe Elizabeth Warren. Gjithashtu, duke iu referuar çmimeve të benzinës në SHBA, nuk ka asnjë shenjë që kjo masë po i ul kostot për familjet amerikane.
Çmimi i benzinës, një temë e pakëndshme për Trumpin
Çmimi i benzinës në SHBA është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Iran. Për Trumpin dhe republikanët, rritja e çmimit të karburantit është një temë e pakëndshme. Sepse në SHBA shumë njerëz varen nga përdorimi i makinës – dhe vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te zgjedhjet e rëndësishme ndërmjetëse për Kongresin në vjeshtë./DW
Fraksion.com

