AktualitetPolitikëTë fundit

Kulla Hupi, destinacion që vendos në hartën turistike fshatin Dushaj në Bulqizë

Kulla “Hupi” në fshatin Lepurakë në Fushë Bulqizë, me një histori 230-vjeçare mirëpret qindra vizitorë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të Kullës Hupi që ndodhet në proces rikualifikimi. Rama tha se kjo kullë tanimë po ngrihet në një nivel të ri me standarde të larta.

“Pasi u ringrit nga gërmadhat falë kurajos e pasionit të Lul Hupit e të nuses së tij, që nuk ikën nga toka e të parëve, por një trashëgimi të vdekur e kthyen në një destinacion turistik, duke vendosur në hartë fshatin e tyre në Bashkinë Bulqizë e duke frymëzuar edhe të tjerë që t’i besojnë agroturizmit”, tha Rama.

Kulla Hupi tashmë është emër i njohur për turistët vendas dhe të huaj duke e përfshirë fshatin Dushaj në Fushë-Bulqizë në hartën turistike të vendit.

Në katër qarqe dhe 14 bashki të veriut të Shqipërisë ka nisur programi për Rijetësimin e Kullave dhe përfshirjen e tyre në zinxhirin e turizmit, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com