“Duhet të ishte Rama”, projektrezoluta për integrimin, Bardhi: Po diskutojmë një proces strategjik, kryeministri karton vjen vetëm kur ….
Gazment Bardhi kërkoi llogari në Kuvend për mungesën e kryeministrit Rama në ditën kur do të diskutohet projektrezoluta për integrimin. Kreu i grupit parlamentar të PD tha se s’mund të diskutohet për një proces me rëndësi të tillë pa praninë e Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit është paraqitur vetëm 2 herë në Kuvend.
“Raportimi i Këshillit të Ministrave për integrimin është pjesë e llogaridhënies që qeveria jep në Kuvend. Eshtë kryeministri që sipas Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave.
Duhet të ishte kryeministri në seancë që të informonte Kuvendin. Aq më tepër, që kemi një ministër shteti përgjegjës për negociatat me BE. Secili përgjigjet sipas përgjegjësive që ka përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Nuk mund të ndodhë që të diskutojmë për një proces që e kemi quajtur prioritet strategjik mbarëkombëtar dhe nuk kemi kryeministrin prezent. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend vetëm 2 herë për të votuar. Është kryeministër karton. Vjen vetëm kur duhet numri përkatës për votat në Kuvend”, tha Bardhi.
Fraksion.com
