“Mjeku më puthi dhe…”, vajza që denoncoi kirurgun: Kur aplikoi kremin për infeksion vaginal, bëri lëvizje jo të duhura

Një 21-vjeçare me origjinë nga Korça, e cila denoncoi të dielën një mjek kirurg, ka rrëfyer se si ishte ngacmuar seksualisht pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, vajza tregoi se mjeku që në fillim kur e kishte vizituar kishte bërë disa gjeste që asaj i ishin dukur të dyshimta.
Ndërkohë ajo tha se pas konsultave, mjeku i kishte sugjeruar një krem për infeksion vaginal, që sipas saj ia kishte aplikuar vetë 72-vjeçari. Ajo tha se kur e kishte vizituar pas operacionit të apendicitit, mjeku e kishte puthur.
“Nuk kam dhimbje shumë, pak si bezdi vetëm. Plaga është mirë. Ditën e diel në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit. Aty u zhvesha dhe hoqa rrobat. Më pas ai tentoi që të më puthte, por u shmanga. U shokova. Më bëri atë kremin vaginal, por gjestet ishin të çuditshme. Bënte ca lëvizje me gisht. Më tha që këtë krem duhej ta aplikonte sërish, dhe të hënën. Kur reagova, ai nisi të qeshte dhe mu duk shumë i ligë. Më pas i thash gjyshes nuk dua të rri më në spital, më pas u tregova babait. Më pas e shoqëruan në polici. Më pas u ballafaquam në polici. I thash që më ke puthur. Ai e mohoi, por i thash që nëse ke guxim mohoje. Unë s’do e bëja kurrë një akuzë pa bazë. Ai ka moshën e gjyshërve të mi. Ballafaqimi ishte në prani të shefit të krimit. Më pas nisi të fliste doktori, ai e mohoi. Më pas nisa të flisja dhe unë. Isha e axhituar se di ça kam folur. U ngritën pak zërat. Më pas më lanë vetëm mua dhe doktori. Ai po thoshte se; unë gënjej. Se dinte se pse unë po gënjeja. Ai thoshte; s’të kam puthur. E ka mohuar. Të martën kam shkuar në spital. Atje më vizitoi ky doktor. Ai më tha; ke infeksion. Ai më vizitoi, edhe pse unë mendoja se kisha gastrit. Ai më tha se kisha një infeksion vaginal. Më pas më tha që të aplikoja këtë kremin që ditën e parë. Analizat nuk kishin dalë ende. Me gjyshen, pasi i bëra dhe pyetjen; jeni gjinekolog? Më tha; kam kirurg, dhe kam bërë specializim. Kur më bëri aplikimin e kremit, s’më pëlqyen disa sjellje, se e di si sillen gjinekologët. Unë s’doja të shtrohesha, edhe duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë. Më tha ke infeksion të rëndë dhe po insistonte. Më pas zbritëm poshtë te urgjenca dhe më bën serum. Më morën gjak dhe më morën analizat. Shkuam në shtëpi dhe pasi dolën analizat na thanë se kishin dalë keq. Shkuam prapë në spital. Më kontrolloi barkun me dorë dhe më tha të bëja një kërcënim dhe më pyeti nëse ndjeja dhimbje. I thash se kisha dhimbje. U bëra në mëngjes operacion. Ditën e operacionit më kontrolloi operimin dhe më tha të aplikoja kremin. Mamin e mora në telefon dhe ia tregova. Ngeli shumë keq. U nervozua shumë. Kur dolën këto reagime, komentet, jam kënaqur që edhe vajza të tjera kanë denoncuar. Tani ndihem mirë, se mund t’i ndodhte dhe vajzave të tjera.”, tha ai.
Fraksion.com
