AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Protestë 100 vetash?! Ajo ishte një uragan!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj raportimeve mediatike mbi numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës të mbajtur më 8 maj.

Përmes një konference për mediat, Berisha e ka cilësuar tubimin si një “uragan lirie” që tronditi themelet e asaj që ai e quan “narkoregjimi” i kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë pretendimet e mediave qeveritare se në shesh ishin mbledhur vetëm rreth 100 persona.

Ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale. Ndaj një njeriu që nuk ka legjitimitet. Nuk ka legjitimitet sepse përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Për të mbrojtur Lindat e tij në AKSHI-n, kopshtin privat të familjes Rama. Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetash apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit demokrat, dhjetëra mijëra qytetarë sfiduan motin me shi dhe “terrorin shtetëror” për të protestuar kundër korrupsionit, vjedhjeve të pretenduara qeveritare dhe manipulimit të proceseve zgjedhore.

Berisha theksoi se kauza e opozitës dhe reagimi i ashpër i policisë ndaj protestuesve kanë marrë një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare, duke e kthyer 8 majin në një prej kryelajmeve të mediave më të rëndësishme në botë.

Dhe kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore. Së dyti, qëndrimi shtazor, barbar, primitiv i narkopolicisë për çfarë shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com