“BE reagoi pas akuzave të tij për Gonzaton”,, Berisha s’tërhiqet: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
Pas akuzave të Sali Berishës ndaj kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar atë “ambasador të Edi Ramës”, reagimi i diplomatëve të vendeve të Bashkimit Europian thekson se deklarata të tilla janë të papranueshme.
Në një konferencë të dhënë sot për mediat në selinë blu, Berisha tha se i qendron atyre deklaratave dhe se nuk e ndalon asgjë në botë të denoncojë gjërat që mendon se janë të padrejta.
“Deklaroj se në mënyrë absolute se gjithçka që kam thënë e kam të bazuar në disa burime. Kam respekt e simpati për Komisionin Europian dhe ambasadorët. Nuk më ndalon gjë të denoncoj ato që i konsideroj të padrejta. Nuk kam dëshirë të polemizoj, por nuk bie dakord me akte të papranueshme, ndaj i kam denoncuar në vijimësi dhe do t’i denoncoj të vërtetat, nuk i fsheh dot. Ndryshe nuk do të isha ky që jam”, tha ai.
Fraksion.com

