Raporti i PE, Bardhi: Duhet luftë reale ndaj korrupsionit për anëtarësimin në BE
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot në lidhje me raportin e miratuar një ditë më parë nga Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë.
Sipas Bardhit, raporti konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Bardhi nënvizoi se sipas raportit të Parlamentit Europian të miratuar dje në Komision, “zgjedhjet e 11 Majit dhe mbrojtja e korrupsionit të Belinda Ballukut janë një njollë turpi për Shqipërinë”.
Gjithashtu Bardhi thekson se sipas raportit, “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz” dhe se “kërkohet rritje e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publik dhe koncesionet, si dhe sektorin e ndërtimit”.
Duke ju referuar raportit, Bardhi shtoi se “reforma zgjedhore dhe reforma territoriale duhet të jenë konsensuale.
“Kërkohet forcim i mbikëqyrjes parlamentare. Konstatohet presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Bardhi.
Bardhi tha se, detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqve tanë ndërkombëtar.
“Është koha për një qeverisje të përgjegjëshme dhe europiane në Shqipëri”, nënvizoi ai.
Fraksion.com

