“Lere mo burrë të flasë, se më shkatërrove”, Rama ‘kritika’ ministrit Gonxhja. Çfarë ndodhi gjatë takimit me ambasadorin e BE
Momente të pakëndshme dhe tensioni janë regjistruar dje gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Kryeministri Edi Rama nuk i ka shmangur kritikat për ministrin Blendi Gonxhja, teksa ky i fundit bashkëbisedonte me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
Ky i fundit i drejtohet Gonxhjas që të linte të fliste përkthyesen. “Lere mo burrë të flasë, lere mos e ndërprit, se më shkatërrove.”, tha Rama, ndërhyrje që përkthyesja dhe vetë ambasadori e kanë marrë me sportivitet situatën, ndërsa kanë buzëqeshur.
Fraksion.com

