AktualitetPolitikëTë fundit

“I kërkova ta lironin që t’ia bënim dhuratë për ditëlindjen”: GJKKO nuk pranon garanci 50 mijë euro Meta mbetet në qeli

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e presidentit të PL, Ilir Meta për të lënë qelinë.

Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro. Ofertë e cila u hodh poshtë nga trupa e gjyqtarëve.

Presidenti i PL nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës Kujtim Cakrani. Ky i fundit tha se do të ankimojë vendimin e GJKKO, duke shtuar se beteja nuk përfundon këtu.

Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza nga SPAK si shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ndërkohë Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës zbardhi  disa detaje nga seanca e sotme në GJKKO për presidentin e PL.

Pasi trupa e gjyqtarëve vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës për të lënë qelinë kundrejt një garancie pasurore prej 50 mijë euro, Cakrani tha se ky vendim ishte i padrejtë.

Ai shtoi se dosja tanimë është kaluar për gjykim dhe mbajtja e Metës në burg është i padrejtë.

Gjithashtu, ai shtoi se gjatë seancës u kishte kërkuar gjyqtarëve ta lirojnë sot kreun e PL duke qenë se ka ditëlindjen dhe ky vendim të shërbente si një dhuratë për Metën, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.

 

Kujtim Cakrani: I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën edhe kur çështja të kalojë në themel. Jemi në rrugën tonë për të zëvendësuar masën ndaj presidentit. Aty ishim për arsyet pse duhet të qëndrojë presidenti në bodrumet e 313.

 

Ai e ka humbur besimin në seancat dhe kërkon vetëm përballje në themel. Meta do lirohet sepse jemi në betejë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com