Mbi 30 plumba në drejtim të biznesit: Zbardhet dinamika e atentatit në Lezhë, 6 persona zbritën nga makinat, dy prej tyre qëlluan me kallashnikovë dhe…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Sokol Daci, pronari i berberhanes.
Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur dy automjete, njëri tip “Audi” dhe njëri tip “Passat” prej të cilave dalin shtatë persona. Dy prej tyre ishin të pajisur me kallashnikovë.
Sa i përket shkëmbimit të zjarrit, një efektiv ishte i pranishëm rastësisht në vendngjarje, dhe ka deklaruar se ka përdorur armën për të qëlluar drejt autorëve të atentatit.
Fraksion.com

