AktualitetPolitikëTë fundit

Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Moment i rëndësishëm, quhet institucion me plot gojën

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bankën e Shqipërisë si një nga institucionet më të konsoliduara të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se ajo përfaqëson standardet që i duhen një vendi për t’u konsideruar pjesë e botës së zhvilluar dhe për të qenë në një linjë me kërkesat e Bashkimit Evropian. Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Rama tha se ky institucion është model.

“Banka e Shqipërisë është një nga institucionet e Republikës sonë që mund të quhet vërtet institucion. Me ato standarde që kërkohen kur flasim për institucionet që i duhen një vendi për t’u përfshirë në botën e zhvilluar dhe në tryezën e BE-së,” u shpreh Rama.

Sipas tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shumë institucione të tjera që ende janë në proces formimi. “Do të ishte e dobishme që historia e zhvillimit dhe përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për t’u konsoliduar si institucion të dokumentohej dhe të shërbente si shembull për të tjerët,” shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se Banka e Shqipërisë është tashmë një institucion i integruar, dhe këtë e dëshmojnë, sipas tij, edhe mënyra dhe përmbajtja e dy adresimeve të fundit që janë bërë në emër të saj.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com