Politikania nga Venezuela, Maria Corina Machado, fiton Nobelin për Paqe
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 politikanes nga Venezuela, Maria Corina Machado-s.
Në një postim në X, komiteti thotë se i ka dhënë Maria Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.
Machado ka qenë një figurë kyçe unifikuese që mban ndezur flakën e demokracisë, mes një errësire në rritje.
Maria Corina Machado po merr Çmimin Nobel për Paqen si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit.
“Në një kohë kur demokracia është nën kërcënim, është më e rëndësishme se kurrë të mbrohet kjo bazë e përbashkët”, theksoi kreu i Komitetit të Nobel.
Fraksion.com

