“Kush na dënon nipin, do përballet me plumbat”, lihet në burg xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së Astrit Kalasë
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj gjyqtarëve.
Shkambi ka kërcënuar publikisht se do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë nëse nipi i tij, Elvis Shkambi, dënohet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Po ashtu, në këtë çështje është i përfshirë edhe Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvisit, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

