AktualitetTë fundit

Me çorape në kokë u fsheh në shkurre pasi vrau 2 dhe plagosi 2 të tjerë, momenti i arrestimit të Ragip Gilës

Dalin pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Në videon e shpërndarë nga policia, shihet se si Ragip Gila tentoi të fshihej pas shkurreve, por u kap nga efektivët.

Më pas shihet shoqërimi i tij në komisariat.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Policia njoftoi sot zyrtarisht se janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Ditën e djeshme Gila hyri në mes të një lokali në zemër të Shkodrës dhe qëlloi me automatik, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën, e duke plagosur shënjestrën Erogen Vason dhe një kamariere të pafajshme.

Viktima të të shtënave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso (Brajoviq), i cili ishte edhe objektiv i atentatit si dhe Meri Kaceri, banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja në pedonalen “Kolë Idromeno”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com