Trafiku ndërkombëtar i drogës, SPAK aksion në Elbasan, Tiranë e Durrës: Arrestohen 3 persona, 4 të dyshuarve iu komunikohet akuza në burg
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.
Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Fraksion.com

