AktualitetTë fundit

Aksioni i SPAK/ Grupi kriminal u zbulua pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc, 4 të dyshuarve u komunikohen masat në burg

Një operacion po zhvillohet këtë të premte që në orët e mëngjesit në disa qytete të vendit.

Janë firmosur të paktën 11 masa sigurie, ndërsa 4 të dyshuar të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës janë në burg.

Të dyshuarit kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Në operacionin e nisur këtë mëngjes, tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.

Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com