AktualitetTë fundit

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me 20 mijë emigrantë në Bari

Sot më 8 gusht bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba.

Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim.

Por si është parë kjo nga sytë e italianëve? Në vitin 2004, La Repubblica publikonte një artikull ku tregonte se edhe ata nuk ishin përballur me skena të tilla duke i zënë edhe ata në befasi.

Edhe ajo verë e 1991 ishte ndryshe për ta.

“Ishin vitet ’90, dhe Puglia përjetonte zbarkimet masive nga Shqipëria. Televizioni italian kishte krijuar në vendin e shqiponjave një ëndërr për liri e mirëqenie, ndoshta më shumë iluzion sesa realitet”,shkruante asokohe prestigjiozja italiane.

Tregohen emisionet e ndryshme televizive që për shqiptarët ndoshta ishin mit.

La Repubblica ndalej edhe te ndryshimi që ka pësuar Italia para dhe pas zbarkimit të emigrantëve shqiptarë.

Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com