Netanyahu në vizitë zyrtare në SHBA
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zbarkuar në bazën ushtarake ”Andrews”, përpara takimit të tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump..
Ai u prit nga ambasadori Yechiel Leiter, Konsulli i Përgjithshëm në Nju Jork Ofir Akunis dhe zëvendësambasadori Eliav Benjamin, ndër të tjerë.
Ai do të takohet gjithashtu sot me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe të Dërguarin Special, Steve Witkoff.
Burime mjekësore në spitalet e Rripit të Gazës thanë se 14 palestinezë u vranë si rezultat i bombardimeve izraelite të disa zonave të Rripit të Gazës që nga agimi i sotëm, raporton Wafa.
”Raundi i parë i bisedimeve indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza përfundoi pa një marrëveshje”, raportoi ”Sky News Arabia” duke cituar zyrtarë palestinezë të njohur me negociatat.
Negociatorët izraelitë dhe një delegacion nga lëvizja radikale palestineze rifilluan bisedimet në Doha të dielën në mbrëmje.
Burimet i thanë transmetuesit se delegacioni izraelit “nuk ka një mandat të mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje” me Hamasin.
Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në kontekstin e vizitës së planifikuar të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve para se të hipte në Air Force One ‘’se një armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda javës së ardhshme’’.
Më 4 korrik, Hamasi u dha ndërmjetësve një përgjigje pozitive për planin e fundit të armëpushimit.
Më 2 korrik, Trump tha se ‘’Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e një armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës’’.
Një zyrtar i lartë i sigurisë së Hamasit i tha BBC-së se ”grupi i armatosur palestinez ka humbur rreth 80% të kontrollit të tij mbi Rripin e Gazës” dhe se ”klanet e armatosura po mbushin boshllëkun”.
Shumica e udhëheqësve, rreth 95%, kanë vdekur.
Figurat aktive janë vrarë të gjithë.
Sipas zyrtarëve, Hamasi u përpoq të riorganizohej gjatë armëpushimit 57-ditor me Izraelin në fillim të këtij viti, duke riorganizuar këshillat e tij politike, ushtarake dhe të sigurisë.
Fraksion.com

