Trump jep zgjatjen e TikTok, përshëndet tarifat si “mjetin më të fuqishëm ekonomik”
Në postimin e tij të fundit në Truth Social, Donald Trump thotë se synon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që i jep TikTok një zgjatje të mëtejshme 75-ditore për t’u pajtuar me një ligj që kërkon që platforma ose të shesë asetet e saj në SHBA ose të përballet me një ndalim.
Trump shton se shpreson që SHBA-ja të vazhdojë të “punojë në mirëbesim me Kinën”, por thotë se e kupton se vendi “nuk është i lumtur për tarifat tona reciproke”.
“Kjo dëshmon se tarifat janë mjeti më i fuqishëm ekonomik dhe shumë i rëndësishëm për Sigurinë tonë Kombëtare! shkruan Trump.
Kujtojmë se Kina tha se do të hakmerrej ndaj tarifave të Trump në fillim të javës me një taksë shtesë prej 34% për mallrat amerikane, e cila do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
Fraksion.com

