AktualitetBota+Të fundit

Largimi i Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Deklarata e Hungarisë për largimin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale erdhi menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arriti në Budapest. Ndaj tij kjo gjykatë ka lëshuar urdhër arresti.

Njoftimi nga Budapesti përkoi me vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Hungari. Kundër Netanyahut ekziston njëurdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës. Prandaj shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale duhet ta arrestojnë atë, nëse Netanyahu ndodhet në territorin e tyre.

Hungari | Viktor Orban prejt Benjamin Netanjahun
Për të mbrojtur nga arrestimi Benjamin Netanyahun, i cili po zhvillon një vizitë në Budapest, Hungaria deklaroi largimin nga Gjykata Ndërkombëtare PenaleFotografi: Attila Kisbenedek/AFP/Getty Images

Pas pritjes nga Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, në aeroportin e Budapestit, Netanyahu pati një takim edhe me kryemministrin hungarez Viktor Orban. Sipas planit Netanjahu do të kthehet në Izrael të dielën. Ndryshe nga zakonisht detajet e vizitës nuk janë bërë të njohura paraprakisht.

Urdhër-arresti “plotësisht i papranueshëm”

Orbani e bëri të qartë se nuk ndihet i detyruar të zbatojë direktivat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që në nëntor të vitit të kaluar kur kjo gjykatë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar kundër Netanyahut. Në atë kohë kryeministri hungarez i bëri në mënyrë demonstrative ftesë kolegut të tij izraelit, ftesë së cilën Netanyahu ju përgjigj tani. Orbani e quajti asokohe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.

Akuzat ndaj Netanjahut

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaruan në nëntor se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar se Netanyahu dhe ish-ministri i tij i mbrojtjes, Joav Galant, ishin penalisht përgjegjës për akte të tilla si vrasje, persekutimdhe përdorimi i urisë si armë lufte. Kjo e fundit është pjesë e një “sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile të Gazës”.

Fëmijë palestinezë të dëbuar nga nga Khan Younis
Fëmijë palestinezë të dëbuar nga nga Khan YounisFotografi: Hatem Khaled/REUTERS

Në të njëjtën kohë Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​gjithashtu urdhër arresti për Mohammed Deif, shefin ushtarak të organizatës radikale islamike palestineze Hamas, i cili ndërkohë është vrarë nga Izraeli.

Izraeli i hedh poshtë akuzat dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht dhe antisemite. Jeruzalemi deklaroi se duke lëshuar urdhër arresti kundër një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi që ushtronte të drejtën e tij për vetëmbrojtje Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka humbur gjithë legjitimitetin e saj.

Orbani i mbështet pa rezerva veprimet e qeverisë së Netanyahut në luftën kundër Hamasit. Si anëtare e Bashkimit Evropian Hungaria ka bllokuar gjithashtu rezolutat e BE-së që bëjnë thirrje për një armëpushim dhe kujdes më të madh kundrejt popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com