Skip to content
E premte, 6 Nëntor, 2026
Lajme Flash:
  • Ibrahimaj: Dyfishohet bonusi mujor për pensionistët në 2027, skema e re në 2028
  • SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën
  • Nufi: Buxheti i Mbrojtjes 2,9% e PBB-së në vitin 2029
  • Berisha: Euroja nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga droga!
  • “I ftova në të dielën shqiptare”, Ardit Gjebrea deklaratë pas 3 orësh në SPAK
Fraksion

  • Aktualitet
  • Të fundit
  • Op-Ed
  • Ekonomi
  • Politikë
  • NATO/BE
  • Bota+
    • Kosova
    • Rajoni
  • Dialog
  • Life Style
  • Sport
  • Unë
  • Fjala
AktualitetRajoniTë fundit

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

16 Mars, 2025 admin

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i saktë i të plagosurve nuk dihet, por mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Drejtori i spitalit të qytetit të Shkupit “Shën Naum Ohridski”, Nebojsha Nasto ka thënë për agjencinë e lajmeve MIA se 29 persona janë shtruar në spital, përfshirë të mitur, me plagë të rënda në fytyrë dhe duar.

Në klinika tjera janë shtruar 31 persona, kryesisht të mitur dhe të gjithë kanë djegie.

Autoritetet nuk kanë treguar ende se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës./REL


Fraksion.com

 

  • Trump urdhëroi aksion ushtarak ‘vendimtar’ kundër Houthis në Jemen
  • Zjarri në Maqedoninë e Veriut, dyshim mbi mjetet piroteknike që përdori grupi muzikor në klub

Mund të pëlqeni gjithashtu...

Ibrahimaj: Dyfishohet bonusi mujor për pensionistët në 2027, skema e re në 2028

6 Nëntor, 2026 admin

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026 admin

Nufi: Buxheti i Mbrojtjes 2,9% e PBB-së në vitin 2029

6 Nëntor, 2026 admin

Të Fundit

Ibrahimaj: Dyfishohet bonusi mujor për pensionistët në 2027, skema e re në 2028
AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Ibrahimaj: Dyfishohet bonusi mujor për pensionistët në 2027, skema e re në 2028

6 Nëntor, 2026 admin

Rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, përmes dyfishimit të bonusit mujor dhe indeksimit të pensioneve, si dhe përgatitja e skemës

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën
AktualitetBota+Të fundit

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026 admin
Nufi: Buxheti i Mbrojtjes 2,9% e PBB-së në vitin 2029
AktualitetPolitikëTë fundit

Nufi: Buxheti i Mbrojtjes 2,9% e PBB-së në vitin 2029

6 Nëntor, 2026 admin
Berisha: Euroja nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga droga!
AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Euroja nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga droga!

6 Nëntor, 2026 admin
“I ftova në të dielën shqiptare”, Ardit Gjebrea deklaratë  pas 3 orësh  në SPAK
AktualitetTë fundit

“I ftova në të dielën shqiptare”, Ardit Gjebrea deklaratë pas 3 orësh në SPAK

6 Nëntor, 2026 admin
Rama inspekton bajpasin e Tiranës: Lehtëson trafikun, transparencë për shpronësimin e banorëve
AktualitetPolitikëTë fundit

Rama inspekton bajpasin e Tiranës: Lehtëson trafikun, transparencë për shpronësimin e banorëve

6 Nëntor, 2026 admin

Op-Ed

Sa më shumë që Putini i përshkallëzon sulmet e tij ndaj Evropës, aq më shumë Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën
AktualitetOp-EdTë fundit

Sa më shumë që Putini i përshkallëzon sulmet e tij ndaj Evropës, aq më shumë Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën

13 Tetor, 2026 admin

Udhëheqësi autoritar dhe imperialist i Moskës beson se demokracitë evropiane, të cilat ai i sheh si dekadente, mund të frikësohen

Biberaj: Protestat thyen mitin e pushtetit të pakufizuar të Ramës, Shqipëria po hyn në një epokë të re politike
AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

Biberaj: Protestat thyen mitin e pushtetit të pakufizuar të Ramës, Shqipëria po hyn në një epokë të re politike

10 Qershor, 2026 admin
Evropa  mund të bindë reformën shqiptare
AktualitetOp-EdTë fundit

Evropa mund të bindë reformën shqiptare

19 Maj, 2026 admin
“Më keq se droga”: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit
AktualitetOp-EdTë fundit

“Më keq se droga”: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit

4 Maj, 2026 admin
Agim Nesho: “Jam Mysliman” e ngre Ben Blushin në nivelin e shkrimtarëve botërorë
AktualitetOp-EdTë fundit

Agim Nesho: “Jam Mysliman” e ngre Ben Blushin në nivelin e shkrimtarëve botërorë

29 Prill, 2026 admin
Loading...

Rreth Nesh

Fraksion
"Hapi është krijuar për të ecur gjithmonë përpara, pa u ndalur.Por jo që gjurma të fshihet lehtë..." Fraksion është gazetë online që vjen pranë teje 24/7 me informacionet më të fundit nga vendi dhe bota. Ndiq hapësirën tënde unike.

Na kontaktoni

Për reklama, spote publicitare dhe bannera kontaktoni me redaksine tonë me anë të postës elektronike në adresën:

redaksia@fraksion.com

gazetafraksion@gmail.com

Copyright © 2026 Fraksion. All rights reserved.
Theme: ColorMag by ThemeGrill. Powered by WordPress.
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com