Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” një automjet ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç.
Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit, kapjen e vënien në praga të autorit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.