Princi William dhe Kate Middleton gati për tu bërë mbret dhe mbretëreshë ‘më shpejt’ nga sa pritej
Kate Middleton dhe Princi William mund të bëhen mbret dhe mbretëreshë më shpejt nga sa prisnin, ndërsa Mbreti Charles vazhdon të luftojë me kancerin, sipas një biografeje mbretërore.
Mbreti Charles, 76 vjeç, u kurorëzua në maj 2023, dhe më pak se një vit më vonë, në shkurt 2024, monarku njoftoi se ishte diagnostikuar me një formë të panjohur të kancerit pas një “procedure rutinë në spital për zmadhimin e prostatës beninje.
Një burim i brendshëm tha për revistën se “ka një ndjenjë qetësie përpara stuhisë” për Princin dhe Princeshën e Uellsit.
“Ata janë në radhë për detyrën më të madhe të jetës së tyre, dhe sigurisht që shëndeti i Kate ka marrë përparësi, por kjo gjithashtu u ka dhënë mundësinë të reflektojnë dhe të përcaktojnë se çfarë është e rëndësishme tani.”
Një tregues i qartë se William po përgatitet për rolin e tij të ardhshëm ishte pjesëmarrja e tij këtë muaj në rihapjen zyrtare të Katedrales Notre Dame në Paris, në emër të babait të tij.
Ka qenë gjithashtu një vit i vështirë për Princeshën e Uellsit, 42 vjeç.
Në janar, Pallati njoftoi se ajo do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale abdominale.
Megjithatë, thashethemet dhe spekulimet filluan të qarkullojnë pasi nëna e tre fëmijëve nuk u pa në publik për disa muaj pas operacionit.
Këto u qetësuan në mars, kur Princesha ndau në një video shumë personale se ishte diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë.
Ajo pranoi se diagnoza kishte ardhur si një “shok i madh” dhe se e kishin mbajtur lajmin privat derisa fëmijët e tyre — Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 vjeç, dhe Princi Louis, 5 vjeç — të kishin kohë të “kuptonin dhe përpunonin lajmin përpara se të bëhej publik.”
Në shtator, Princesha publikoi një video tjetër ku zbuloi se kishte “përfunduar më në fund trajtimin e kimioterapisë.” Middleton e përshkroi procesin si “kompleks, të frikshëm dhe të paparashikueshëm.”
Para daljes së saj të fundit publike, në shërbimin e katërt vjetor të këngëve “Together at Christmas” në Westminster Abbey, Middleton u shoqërua nga Princi William dhe fëmijët e tyre.
Ajo u dëgjua t’i thoshte këngëtares Paloma Faith se viti kishte qenë shumë i vështirë për të.
Fraksion.com

