AktualitetTë fundit

Në Tiranë mund të blesh vetëm 44% të mallrave që blen në New York

Një qytetar në Tiranë mund të blejë vetëm 44% të mallrave dhe shërbimeve që blen një individ në New York. Ky krahasim bazohet në studimin e realizuar nga Numbeo, ku fuqia blerëse e New York-ut është marrë si pikë referimi dhe vendet e tjera janë krahasuar relative.

Për ta thënë më thjesht, nëse një person në New York arrin të blejë një sasi të caktuar mallrash dhe shërbimesh në një muaj, në Tiranë ai do të mund të blinte më pak se gjysmën e tyre.

Në krahasim me qytetet e rajonit, Tirana renditet në mes të tabelës. Qytetarët e Tiranës mund të blejnë më shumë mallra dhe shërbime në krahasim me qytete si Prishtina dhe Shkupi, me një 3% fuqi blerëse më të madhe se Prishtina dhe 1% më shumë se Shkupi. Megjithatë, në krahasim me Beogradin dhe Podgoricën, fuqia blerëse në Tiranë është më e ulët, përkatësisht me 5% më pak.

Është e rëndësishme të theksohet se ky krahasim nuk përfshin çmimet e larta të qirave dhe çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në Tiranë. Nëse do të merreshin parasysh edhe këta faktorë, Tirana do të renditej ndër qytetet më të shtrenjta të rajonit, duke bërë që fuqia blerëse të ishte edhe më e kufizuar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com