Begaj mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë
Sot në të gjithë territorin e vendit ka nisur shkolla për të gjithë nxënësit e sistemit para-universitar.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës. “Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor! Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes”, shkruan Begaj.
Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor
Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.
Fraksion.com

