AktualitetPolitikëTë fundit

“Sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK”, ambasadori i BE-së: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nënvizoi sot edhe një herë qëndrimin pro sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të saj.

Ambasadori Gonzato komentoi sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK.

Teksa u pyet nga gazetarët për deklaratën sa i takon sulmeve të Metës ndaj kreut të SPAK-ut, Gonzato nuk preferoi që të thellohej më tej te ky rast.

“Raporti me drejtësinë. Delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë që vinin ndaj ish presidentit në adresë të SPAK.”, tha ambasadori i BE-së.

Mbështetja jonë ndaj drejtësisë është e palëkundur. Ju folët për diçka të caktuar. Mesazhi është i qartë; Ne i japim një përparësi të madhe reformës në sistemin e drejtësisë, mënyrës se si po tregon ajo me frytet e saj. Duhet të lejojmë që të bëje punën e saj.”, tha ai. Mes të tjerash ai apeloi që palët politike, PD dhe PS të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.

“Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se Diaspora të të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus.”, tha ai.

 

Fraksion.com