AktualitetTë fundit

Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani

Faza e tretë e operacionit Tempulli ka goditur një grup prej 35 personash që shpërndanin drogë në lokalet e natës, afër shkollave apo zona të tjera që frekuentohen nga të rinjtë në Tiranë. Grupi i trafikantëve të drogës u godit pas 4 muajsh hetime, ndërsa 20 persona kanë rënë në pranga, 10 janë shpallur në kërkim dhe 5 masa sigurie janë komunikuar në qeli.

Policia ka sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefona celularë dhe 5 automjete. Përmes hetimeve të nisura që në muajin janar, grupi hetimor ka arritur të provojë se grupi prej 35 personash shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht tek të rinjtë.

Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani

Burime për media bëjnë me dije se pjesë e këtij grupi është Enea Sulejmanibi cili u arrestua me 22 mars pasi po transportonte 1 kg kokainë dhe në përpkekje për të ikur përplasi agjentët e antidrogës. Sulejmanit i është komunikuar masa në qeli, bashkë me dy pasagjerët që ka pasur në makinë Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

Po për këtë ngjarje në pranga ka rënë edhe efektivi  i RENA-s, Ervis Shkurta. Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet. Por, ndaj tij nuk ka masë të re sigurie.

EMRAT E TË ARRESTUARVE 
Rei Ramushi,
Emiljano Birja,
Abdullah Zyberi,
Albjo Shkira,
Kevin Nazari,
Amarildo Jashari,
Florjan Çepa,
Ibez Zebi,
Florjan Miha,
Erol Bardhoshi,
Andrin Bajraktari,
Emiljano Maksutaj,
Hamza Firi,
Albi Bulku,
Maringlen Kolaj,
Armando Disha,
Klodjan Lena,
Altmir Mustafaraj,
Gentjan Agaj,
Flori Lime
Masat e komunikuara në qeli
Envis Gorellari
Fatjon Çiçi
Enea Sulejmani
Igli Begaj
Shkëlqim Ostreni
ÇFARË U SEKUESTRUA? 
3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë
50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë
100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
27 telefona celular të markave të ndryshme
5 automjete të markave të ndryshme.
Fraksion.com