AktualitetPolitikëTë fundit

Premtuan detaje të reja kundër Qeverisë shqiptare,’RAI3’anulon investigimin

Emisioni “Report” në Rai3, premtoi se puntatën e së dielës (dje, 28 Prill) do të publikonte pjesën e dytë të investigimit për Shqipërinë, mirëpo asgjë e tillë nuk u shfaq në ekran.

Edhe pse autori i emisionit “Report” në Rai3, Sigfrido Ranucci, pak orë para transmetimit, paralajmëroi për publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime për marrëveshjen e emigrantëve mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pjesa e dytë e reportazhit nuk u dha.

Sikurse shihet edhe në postimet e mëposhtme, Ranucci vijonte me paralajmërimet në rrjetet sociale për investigimin, si në Facebook, ashtu edhe në faqen e emisionit në Instagram.

Mirëpo, pjesa e dytë e investigimit për Shqipërinë u anulua, duke mos dhënë asnjë shpjegim për publikun që po e priste.

May be an image of text

 

May be an image of phone and text that says "13:02 ..l4G 4G [BalkanWebj αι ม 61-vjeçar αAa Ζαγη C μτούιη 27 Prill, 2024 09:41 Vazhdimi SONDAZH Faleminderit përplasjen Rama-RAI3 kush ka RAI3 drejtë? Edi Rama 59.67% (4,893 vota) 31.22% (2,560 vota) Nuk di 9.11% (747 vota) Vota totale: tatotale:8,200 8,200 A Post Like Share Get The Final Result! Kthehu tek sondazhi UPay union net balkanweb.com"

 

Ranucci, u mundua të justifikohej (në Facebook, në komente) se emisioni anuloi pjesën e dytë të investigimit pasi po negociojnë t’i marrin një intervistë kryeministrit Edi Rama

Do kthehemi shpejt në Shqipëri. Po presim të biem dakord për një intervistë me Presidentin Rama’- shkruan ai.

Kujtojmë se reportazhi i cili zbuloi aferat korruptive të Qeverisë shqiptare, shkaktoi indinjatë tek qytetarët italianë dhe ata shqiptarë. Emisioni investigativ “Report” të RAI 3 trajtoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve, duke publikuar detaje të frikshme të aferave të pista në vendin tonë.

Mirëpo, ata premtuan se do të zbulonin detaje të reja, paralajmërim që zgjati rreth 1 javë, por që në momentet e fundit u anulua.

Epo me këtë lëvizje, vërtetohet edhe një herë fuqinë e Ramës për të mbuluar skandalet e Qeverisë së tij!

 

Fraksion.com