AktualitetTë fundit

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, arrestohet në Londër Harry Simpson

Harry Simpson, shtetasi i i fundit që ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill, brenda lokalit të tij në Shëngjin, është arrestuar nga policia britanike.

32-vjeçari u arrestua pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë të Manchesterit, në një banesë në Londër me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjykata e Lezhës ka caktuar për Harry Simpson, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Harry Simpson ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Simpson është një emër i njohur për autoritete policore, pasi ka pasur edhe të shkuar kriminale.

Ai është dënuar në vitin 2019 në Britani të Madhe për shitje të drogës nëpër rrugët e Londrës. Ai është dënuar në vitin 2015 me 5 vite e 3 muaj burg, ndërsa asokohe ka qenë vetëm 24 vjeç.

Në Shkurt të vitit 2015, Simpson është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke drejtuar një mjet tip BMW të marrë me qira.

Atij iu konfiskua kokainë dhe kanabis me vlerë 40 mijë paund, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi i janë gjetur edhe para cash për të cilat autoritete thonë se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com