AktualitetPolitikëTë fundit

Kurti nuk ndryshoi mendje, Rama përmbylli vizitën në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket vendimit për të mos u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili udhëtoi dje në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanik.

Ndonëse dje u shpreh se shpreson që ta takojë Kurtin duke i kujtuar këtij të fundit edhe një shprehje të kanunit se “dera nuk i mbyllet as hasmit”, Rama, ka përmbyllur paraditen e sotme vizitën e tij në Kosovë për të vijuar me ditën e dytë të turit ballkanit në Bosnje-Hercegovinë pa takuar kryeministrin kosovar. Kryeministri Rama përcillet nga zyrtarë të lartë të Kosovës, por vihet re mungesa e homologut të tij, Albin Kurtit.

Në Prishtinë kreu i qeverisë Shqiptare nisi takimin e parë me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet. Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com