“Rama i vetëdijshëm kë ka përballë”, Alibeaj: Na votoni! Kemi vetëm 14 kandidatë për…
Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot në një intervistë televizive se, 14 maji është sfidë për mbrojtjen e së djathtës në Shqipëri.
Sipas tij, “nëse ka një nevojë, një interes dhe domosdoshmëri të ruajtjes së PD, të së djathtës dhe së ardhmes, është ndarja nga berishizmi”.
“Nëse u prezantuam në këto zgjedhje me këto këshilla bashkiakë dhe me këta përfaqësues, fajtor është Sali Berisha, ai që i pati mundësitë të mos ua shkaktonte këtë demokratëve, përkundrazi. Dua të marr ato vota që janë të djathta. Kemi kaluar momentin më të keq, nuk ka më vend për berishizmin”, tha Alibeaj.
Alibeaj tha se, nuk do të bashkëpunonte kurrë me Ilir Metën.
“Rama është i vetëdijshëm që përballë Berishës e Metës e ka të sigurt fitoren. Ka kuptuar këtë gjë, biznesin e ka futur në xhep, median e ka future në xhep, tani po përcakton dhe opozitën. E di që me Berishën dhe Metën e ka të fituar gjithmonë”, tha Alibeaj.
Ai theksoi se, është i fokusuar tek ruajtja e PD-së, edhe pas fushatës zgjedhore./ata
Fraksion.com

