AktualitetBota+Të fundit

Zelensky: Ukraina ka marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në rajonin e Kharkiv

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se veprimet sulmuese nga forcat e armatosura të vendit vazhdojnë “me sukses” në disa drejtime.

“Deri tani, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar dhe kanë marrë kontrollin e më shumë se 30 vendbanimeve në rajonin e Kharkiv”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të përditshëm.

“Masat për të kontrolluar dhe siguruar territorin në disa fshatra të rajonit janë në vazhdim; ne po marrim gradualisht kontrollin e vendbanimeve të reja. Ne po kthejmë flamurin ukrainas dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit tanë kudo”, tha ai.
Zelensky gjithashtu u bëri thirrje “disa blogerëve”, siç tha ai, “të mos e ndërlikojnë detyrën për ushtrinë tonë me nxitimin tuaj. Ju lutemi, mos raportoni detaje specifike të operacionit të mbrojtjes më herët se përfaqësuesit zyrtarë të shtetit tonë”.

Zelensky veçoi Brigadën e 14-të të Veçantë të Mekanizuar për kontributin e saj në ofensivën e Kharkiv, si dhe marinsat e Batalionit 503 të Këmbësorisë Detare “për guximin e tyre në rajonin e Donetsk”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com