Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje dhe dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket nuk ka mundur kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikologjike.