“Mbi kuaj me gjoks të zhveshur”; Vladimir Putin iu kundërpërgjigjet liderëve të G7
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj liderëve të G7-ës që talleshin me imazhin e tij maço.
Putin tha se do të ishte “e neveritshme” t’i shihje ata të zhvisheshin.
Ndërkohë tashmë dihet që Putin ka një tendencë për të pozuar për foto pa këmishë – kjo është parë disa herë në mediat shtetërore ruse.
Replika e tij erdhi disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bëri shaka se udhëheqësit në samitin e G7 duhet të heqin rrobat e tyre për të treguar se janë “më të fortë se Putini”.
Madje kanadezi Justin Trudeau sugjeroi që ata të shkonin “të hipnin në kuaj me gjoks të zhveshur”.
Fraksion.com

