AktualitetBota+Të fundit

Lituania i dhuron Ukrainës dron me financim të gjerë

Lituania i ka dhuruar Ukrainës një dron turk për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

Një transmetues lituanez, Laisves TV fillimisht grumbulloi 6 milion euro (5.1 milion £) për të blerë avionin nga prodhuesi turk Baykar, i cili më vonë vendosi ta dhuronte dronin falas.

Qeveria lituaneze ka thënë se fondet e mbledhura do të shkojnë për armatimin e dronit dhe mbështetjen e ndihmës humanitare në Ukrainë.

Droni u zbulua në një aeroport ushtarak pranë qytetit verior të Lituanisë Siauliai. Turma të mëdha njerëzish erdhën për të parë, ku disa nga të pranishmit ishin prej atyre që dhuruan për kauzën.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com