AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja Kim: SHBA-Shqipëri, forcojmë bashkëpunimin në NATO

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se “mirëpresim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si aleate në NATO”.

Kim ndau një foto me dy gjeneralë të Komandës së forcave të NATO-s, të cilët sipas saj, “saktësisht një vit më parë, ishin në Shqipëri për të hapur ‘Defender Europe 2021′”.

“Komanda e forcave të NATO-s do të kalojë nga zotëria në të djathtë, tek zotëria në të majtë. Falenderime dhe respekte të thella Gjeneralit Wolters për shërbimin e tij të shquar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Supreme të Aleatëve Evropianë të NATO-s. Urimet më të mira për Gjeneralin Cavoli teksa ndërmerr një nga detyrat më të vështira në një moment sfide të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët. Mirëpresim të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si aleate në NATO. Ne jemi NATO”, tha ambasadorja Kim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com