Kosova ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën, 13 prill, në një mbledhje të Qeverisë se qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me produkte si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.
âInvazioni rus dhe agresioni ushtarak nĂ« UkrainĂ« ka ndikuar nĂ« zinxhirin e furnizimit me produkte agro-ushqimore nĂ« EvropĂ«â, ka thĂ«nĂ« Kurti.
Kosova nuk ka nivel të lartë të eksportit.
Eksporti i mallrave âMade in Kosovaâ nĂ« muajin shkurt, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AgjencisĂ« se Statistikave tĂ« KosovĂ«s, kishte vlerĂ«n 65.2 milionĂ« eurove, ndĂ«rsa importi vlerĂ«n e 414.7 milionĂ« eurove.
Por, ministrja e IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ« e KosovĂ«s, Rozeta Hajdari, ka thĂ«nĂ« se âeksporti i mallrave, sado i vogĂ«l tĂ« jetĂ«, mund tĂ« rrezikojĂ« furnizimin e popullatĂ«s nĂ« tĂ« ardhmenâ.
Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vënë ndalesa në eksportin e mallrave të caktuara ushqimore.
Por disa ditĂ« pas vendimit, autoritetet serbe kanĂ« paralajmĂ«ruar se do tĂ« rinisin eksportet e grurit pĂ«r vendet e nismĂ«s âBallkani i Hapurâ qĂ« pĂ«rveç SerbisĂ«, pĂ«rfshin edhe ShqipĂ«rinĂ« dhe MaqedoninĂ« e Veriut.
Fraksion.com

