AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria she Kosova akuzojnë Rusinë për krime lufte

Liderët e Shqipërisë dhe të  Kosovës  kanë dënuar ashpër ato që kanë thënë se janë të dhëna për vrasjet brutale të civilëve ukrainas nga trupat ushtarake të Rusisë.

Të dy kanë bërë thirrje që bota ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këto ngjarje.

“Asgjë nuk mund ta arsyetojë këtë mizori. Çfarë dhimbje dhe çfarë turpi”, ka thënë ai po ashtu në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se trupat që janë gjetur në Buça ia rikujtojmë mizoritë e ngjashme që janë kryer në periudhën 1998-1999 në luftën mes luftëtarëve të pavarur shqiptarë dhe forcave serbe.

“Varrezat masive, njerëzit e vrarë brutalisht, dhe me pjesë të zhdukura të trupit, shtëpi të djegura dhe qytete të shkatërruara, janë skena të njohura nga regjimet që kryejnë gjenocid”, ka thënë Kurti në një postim në Twitter.

 

Fraksion.com 
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com