Pandeli Majko drejt marrjes së mandatit të deputetit, depoziton formularin e vetëdeklarimit në KQZ!
Pas largimit të Alqi Bllakos për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për afera korruptive me inceneratorët, Pandeli Majko ka depozituar formularin e vetdeklarimit në KQZ.
Emri i Pandeli Majkos, sipas listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, është pas Alqi Bllakos, i renditur i 19-ti në listën me 8785 vota të fituara, ndërsa KQZ do të marrë në shqyrtim rezultatin në zgjedhje.
Sipas Kodit Zgjedhor për zëvendësimin e mandatit në nenin 164, pika 2 thuhet: “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nën përfaqësuar.
Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë.
Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”.
Fraksion.com

