AktualitetPolitikëTë fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri Koka, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në Gjykatën e Lartë u regjistrua më datë 7 mars. Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com