AktualitetPolitikëTë fundit

“U mbars Mali dhe polli”; Spartak Ngjela: Prisni dhe shikoni… Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali?

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar Kuvendin Kombëtar që u thirr nga Sali Berisha duke e cilësuar një lëvizje arkaike. U mbars Mali dhe polli një mi, shkruan Ngjela duke theksuar se lëvizja që bëri ish-kryeministri nuk kishte te bënte me Bashën, por me Amerikën.

Ai deklaron se Berisha është epiqendra e korrupsionit shtetëror në Shqipëri dhe se tashmë topi është hedhur në SPAK. Sipas Ngjelës, Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

 

Postimi i Ngjelës:

U mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri.

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij. Asgjë.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund…

Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri.

Po SPAK-u? Tani topi është hedhur në SPAK. TË SHOHIM…

Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundër Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.

Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele. Po Amerika.

Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?

Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…

Atëherë: Prisni dhe shikoni…

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com