AktualitetTë fundit

Përmbytjet nga Vjosa, Balla: Situatë e vështirë, prurja më e madhe në 50 vje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, në një prononcim për mediet nga ura e Mifolit ku po ndjek situatën e përmbytjeve, tha se “kemi një situatë të vështirë, por shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjerë”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjente që parashikohej. Kjo është prurja më e madhe në 50 vjet. Edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje, ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat”, tha Balla.

Balla tha se “kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjmë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa”.

“Jo se ka një rrezik aktualisht, por ajo që është detyra jonë primare në çdo situatë emergjente është jeta e banorëve”, tha ai.

Po ashtu, Balla theksoi se me “mbështetjen e forcave të ushtrisë do të mundohemi të nxjerrim nga zona e rrezikut edhe bagëtitë, gjë që ka qenë një prej shqetësimeve të banorëve të zonës”.

“Më pas do të riforcojmë të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave. Dua ta theksoj që investimet në këto 4 vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot. Të gjithë e dimë që prurjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16:00 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në urën e Mifolit”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com