“Silicon Valley vjen në Shqipëri”; Rama: Shkolla e famshme perspektivë të rinjve për punësim cilësor në botën online
Shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, ka hapur faqen e aplikimeve nga Shqipëria për të gjithë ata të rinj që duan të studiojnë teknologji.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si lajm të bukur për të rinjtë. Rama deklaroi se mandati i tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin dixhital për fëmijët e të rinjtë.
“Lajm i bukur për të rinjtë. Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që “Shqipëria 2030” të jetë kampione në rajon për hapësirën dixhitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria”, deklaroi kryeministri.
Kryeministri po ashtu publikoi edhe linkune faqes ku të rinjtë mund të aplikojnë.
https://www.holbertonschool.com/


