I shpërthen bombola e gazit brenda banesës, në gjendje të rëndë gruaja në Koplik
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve nga qyteti i Koplikut që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë shtëpinë e shtetasit Agim Kukaj.
Burimet bëjnë të ditur se është djegur njëra nga dhomat, ka shumë dëme materiale ndërkohë që ka pësuar djegie e zonja e shtëpisë Sadete Kukaj, që po merr ndihme mjekësore në Urgjencën e spitalit Rajonal Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06: 00 të mëngjesit.
Fraksion.com

