AktualitetTë fundit

BE: Kryetari i ri i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator me Kuvendin e ri

Pas akuzave të mbërritura nga opozita se qeveria Rama po tenton që të kap AMA-n, Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të ri të mos bëhet në seancën e sotme parlamentare, por në shtator me Kuvendin e ri. AMA- është një institucion i pavarur, thekson BE-ja, dhe sipas tyre dyshimet se është i kapur nga politika, janë të dëmshme për funksionimin e saj. Për rrjedhojë, BE apelon për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

Jo më larg se dje ishte deputetja e zgjedhje e PD-së, Albana Vokshi e cila tha se mazhoranca po favorizon kandidaturën e Armela Krasniqit, në krahasim me Alketa Dibrën, teksa i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik, siç ajo e quajti.

Mes katër kandidatëve, Komisioni i Medies, vendosi t’i dërgojë Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara.

Deklarata e plotë

Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature.

Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com