Protesta; Plagoset në sy me kapsollë një specialist për Hetimin e Krimit
Në ditën e katërt të protestave në Tiranë, një specialisti për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 është plagosur në sy me një kapsollë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin “Nënë Tereza”, por nuk dihet se në cilën gjendje është.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.
Fraksion.com

