COVID-19: NATO-s dërgon mjekë ushtarakë në Republikën Çeke
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur mjekë nga Trupat Mjekësore të Ushtrisë Mbretërore në Republikën Çeke, në mbështetje të përpjekjeve për të luftuar pandeminë COVID-19. Vendosja pason një kërkesë për ndihmë nga Republika Çeke në Qendrën e Koordinimit Euro Atlantik të Reagimit të Katastrofave të NATO-s (EADRCC).
Të gjashtë Teknikët Mjekësorë të Luftimit nga Mbretëria e Bashkuar zbarkuan në Republikën Çeke të martën, 10 nëntor 2020 dhe u mirëpritën nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Jan Havranek. Ata do të ofrojnë ndihmë të kujdesit shëndetësor Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës Çeke për një periudhë fillestare prej katër javësh, duke ndihmuar stafin e Spitalit Ushtarak Brno.
Në ndihmë dypalëshe, Gjermania vendosi gjithashtu dy staf mjekësor ushtarak në Republikën Çeke në 10 nëntor 2020. Ata do të punojnë në Spitalin Ushtarak UVN në Pragë.
EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj katastrofave. Qendra operon në baza 24/7, duke koordinuar kërkesat nga Aleatët dhe partnerët e NATO-s, si dhe oferta të ndihmës për të përballuar pasojat e krizave të mëdha siç është pandemia COVID-19.
Fraksion.com

