Pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes
Në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth.
Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes, e cila deri në çlirimin e Stambollit u përdor si kishë për 916 vite dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë.
Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.
Vendet e përcaktuara për namazin u mbushën që para namazit të Bajramit. Ekipet e bashkisë Fatih shpërndanë falas para namazit për qytetarët sexhade njëpërdorimshe, dezinfektues, maska dhe ujë. Po ashtu me ekrane të mëdha mbi automjete të lëvizshme u sigurua që personat në radhët e fundit të shikonin sheshin.
Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjellura me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Ajasofjes në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.
Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.
Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.
Pas tekbireve pas namazit Prof. Dr. Erbaş, mbajti ligjëratën “Kurban Bajrami: Udhëtimi Takva”.
Të pranishmëve iu shpërndanë medaljone specialë përkujtimor
Bashkia Fatih, qytetarëve që erdhën në xhaminë e Ajasofjes për namazin e Bajramit u shpërndau medaljone të larë me argjend të përgatitur posaçërisht për këtë ditë si dhe një çantë cope të qëndisur me Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi). Gjithashtu për qytetarët pas faljes së namazit u shpërnda edhe supë./AA
Fraksion.com