Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskuton COVID-19 dhe dezinformimin me Presidentin Lituanez
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si pjesë e konsultimeve të tij të rregullta politike. bidedoi sot, (5 maj 2020) me Presidentin Lituanez Gitanas Nausėda.
Të dy udhëheqësit diskutuan përgjigjen e NATO-s ndaj krizës COVID-19 dhe mënyrën se si Aleanca vazhdon të sigurojë një frenim dhe mbrojtje të fortë. Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi angazhimin e NATO-s për Lituaninë, përfshirë me grupin e betejes shumëkombëshe në Rukla, misionin e Policisë Ajrore të Balltikut dhe patrullimet detare në Detin Baltik.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu përshëndeti donacionet e Lituanisë për furnizime mjekësore në Itali dhe Spanjë dhe mbështetje për partnerët, përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ai vlerësoi kontributet e vendit në misionet e NATO-s dhe angazhimin për shpenzimet e mbrojtjes.
Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti Nausda diskutuan gjithashtu për rëndësinë e kundërshtimit të dezinformatave nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë që përpiqen të mbjellin ndarje gjatë krizës. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se NATO do të vazhdojë të punojë ngushtë me Aleatët dhe partnerët për të identifikuar, ekspozuar dhe luftuar kundër dezinformimit.
Fraksion.com

