Ndërron jetë në spital 67-vjeçari nga Tirana; Shkon në 18 numri i viktimave me COVID
Shkon në 18 numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.
Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar nga 216 persona të testuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.
Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Fraksion.com

